Plagos me thikë dy persona, arrestohet 20-vjeçari në Kuçovë

Kronikë e zezë

Plagos me thikë dy persona, arrestohet 20-vjeçari në Kuçovë

Më: 5 qershor 2018 Në ora: 09:26
Ilustrim

Një 20-vjeçar nga Kuçova është arrestuar në flagrancë nga policia e Qarkut të Beratit, pasi është zënë për motive të dobëta me një bashkëmoshatar dhe më pas edhe me shokun e tij.

Llazar Ziu, banues në Tapi, ka goditur me grushte dhe me thikë 20-vjeçarin E.K., banues në lagjen “11 Janari”. Gjatë grindjes, ai ka goditur gjithashtu me thikë edhe shokun e tij, 17-vjeçarin R.B., banues në Tapi.

Ai akuzohet tashmë për kanosje, prishje të rendit të qetësisë publike, plagosje e lehtë me dashje dhe plagosje e lehtë nga pakujdesia, ndërkohë që materialet hetimore i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor të Beratit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat