Konfiskohen armë në Bardh të Madh

Kronikë e zezë

Konfiskohen armë në Bardh të Madh

Më: 6 qershor 2018 Në ora: 11:56
Ilustrim

Policia e Fushë Kosovës dje pasdite kanë kryer një operacion bastisjeje në një shtëpi në fshatin, Bardh i Madh, ku kanë gjetur dhe konfiskuar tri armë zjarri.

Sipas raportit nga Policia me këtë rast janë konfiskuar një pushkë gjuetie,një pushke gjysmë automatike M48, një pushke automatike AK47, si dhe 61 fishekë të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm.

Lidhur me këtë rast policia ka arrestuar një person të dyshuar : I. G,  56 vjeçar.

Ndaj të njëjtit është  iniciuar rasti, mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.

I njëjti është intervistuar nga e policisë dhe me urdhër të prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat