40-vjeçarja gjendet e plagosur në rrugë, dyshohet se është aksidentuar

Kronikë e zezë

40-vjeçarja gjendet e plagosur në rrugë, dyshohet se është aksidentuar

Më: 7 qershor 2018 Në ora: 07:49
Ilustrim

Një grua 40 vjeçe është gjetur e plagosur në rrugë. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit dhe sipas policisë dyshohet se mund të jetë aksidentuar nga ndonjë automjet.

"Më datë 07.06.2018, rreth orës 05:20, jemi njoftuar se në aksin rrugor Pogradec-Korçë, në vendin e quajtur "Lapidari i Petrushës" është gjetur e dëmtuar një shtetase rreth 40 vjeçe, në anë të rrugës, e cila dyshohet se mund të jetë aksidentuar nga ndonjë automjet, që më pas është larguar nga vendngjarja", sqaron policia.

E plagosur u transportua në Spitalin e Pogradecit për të marrë ndihmë mjekësore, ku aktualisht ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

U ngrit grupi hetimor dhe po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat