Shkodër, sulmohet me granatë banesa e një ish-polici

Kronikë e zezë

Shkodër, sulmohet me granatë banesa e një ish-polici

Më: 7 qershor 2018 Në ora: 08:58
Ilustrim

Persona ende të paidentifikuar kanë sulmuar me granatë banesën e ish-policit Shyqyri Çela në Shkdoër.

Ngjarja ka ndodhur gjatë natës në lagjen "Rus" të qytetit, ku Çela banon.

Ish-polici Çela është marrë në pyetje, ku ka deklaruar se ka qenë vetëm në banesë në momentin kur ai është sulmuar.

Janë ende të paqarta shkaqet e ngjarjes, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat