Një aksident tragjik është regjistruar këtë të premte në Gjirokastër në dalje të fshatit Jorgucat.
Dy makina janë përplasur fuqimisht e si pasojë e impatkti një grua ka mbetur e vdekur. Gruaja në fjalë udhëtonte në një makinë së bashku me dy gra të tjera ndërsa në automjetin tjetër një shofer mashkull. Ka qenë ky i fundit i cili ka goditur makinën ku udhëtonin tre gratë, duke sjellë kështu vdekjen e njërës prej tyre.
Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka bërë të mundur arrestimin e shoferit.