‘Mad Money’ në Lushnje, arrestohen shitëset

Kronikë e zezë

‘Mad Money’ në Lushnje, arrestohen shitëset

Më: 9 qershor 2018 Në ora: 10:11
Ilustrim

Ndryshe nga “Mad Money”, komedia amerikane e vitit 2008, protagonistet e rastit në Lushnje ishin dy... Megjithatë, ashtu si në film, ato vidhnin biznesin ku punonin, veçse ndryshme nga prodhimi kinematograf amerikan ku tre punonjëset 'goditën’ bankën ku punonin, dy gratë në Lushnje u ‘furnizuan’ në një hipermarket.

Sonila Gjoshi, 24 vjeçe, dhe Eriselda Manati, 28 vjeçe, të dyja banuese në Lushnje, janë vënë në pranga pasi dyshohet se kanë vjedhur shuma të konsiderueshme lekësh më shumë se një herë në hipermarketin ku punojnë, duke shpërdoruar detyrën, njoftoi Policia.

Ndalimi i tyre nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, u bë pasi duke punuar si shitëse në rrjetin e Hipermarketeve dhe konkretisht në Hipermarketin nr.2 në lagjen “Skënder Libohova” Lushnje, në periudha të ndryshme dhe më shumë se një herë kanë vjedhur shuma të konsiderueshme lekësh në kasë, shtuan të njëjtat burime.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale "Vjedhje duke shpërdoruar detyrën” më shumë se njëherë" parashikuar nga Nenet 135 e 50 gërma “h” të Kodit Penal.

Ende nuk është përcaktuar sasia e saktë e parave që kanë vjedhur dy të rejat nga Lushnja në biznes, thanë burime pranë grupit hetimor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat