Arrestohet mashtruesja e 'pagdhendur' nga Fieri

Kronikë e zezë

Arrestohet mashtruesja e 'pagdhendur' nga Fieri

Më: 9 qershor 2018 Në ora: 10:41
Foto ilustrim

Një grua 51-vjeçare u arrestua nga Policia pasi ka mashtruar një person duke i marrë atij 7500 euro.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, ndaluan Liljana Llapashtica, 51 vjeçe, banuese në Radostinë-Vadhizë, Fier

Sipas policisë, ajo rezulton të jetë dënuar edhe më parë për veprën penale të mashtrimit.

Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier në 8 qershor ka nxjerrë urdhër për ndalimin e saj, sepse në datë 30 prill 2018 i ka marrë me anë të mashtrimit 7500 Euro një 44-vjeçari me inicialet A.I, 44 vjeç, banues në Patos.

Ajo do të hetohet nga Prokuroria e Fierit për veprën penale "Mashtrimi”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat