Gjuajtje me armë në drejtim të Bankës

Kronikë e zezë

Gjuajtje me armë në drejtim të Bankës

Më: 9 qershor 2018 Në ora: 13:33
Ilustrim

Një person është arrestuar dje në Podujevë pasi ka gjuajtur në drejtim të një filiali bankar në Podujevë me armë zjarri.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar pasi që i njëjti ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të një  filiali bankar duke dëmtuar një dritare . Në vendim e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar katër gëzhoja. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, njofton Policia e Kosovës në raportin 24 orësh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat