Detaje nga aksidenti tragjik në Pejë ku vdiqen tre persona - Bota Sot
Detaje nga aksidenti tragjik në Pejë ku vdiqen tre persona

Kronikë e zezë

E hënë, 15 tetor 2018

Detaje nga aksidenti tragjik në Pejë ku vdiqen tre persona

Më: 10 qershor 2018 Në ora: 08:23
Pamje nga aksidenti

(E plotësuar) - Policia e Rajonit të Pejës ka dhënë detaje rreth aksidentit që ka ndodhur sot rreth orës 01:10 në rrugën Pejë –Vitomiricë, gjegjësisht në lagjen “Fidanishte”.

Në këtë aksident, sipas Policisë, tre persona kanë humbur jetën dhe një ka mbetur i lënduar.

Në këtë aksident ishte i përfshirë një automjet i tipit “Volkswagen Jetta” me targa të regjistrimit vendor.

Sipas Policisë, viktima janë E.H., i gjinisë mashkullore, i lindur më 1993, dhe M.B. dhe Xh.H., të gjinisë femërore.

Policia njofton se dy pasagjerët kanë arritur pa shenja jete në Spitalin Rajonal, kurse viktima e tretë ka ndërruar jetë në QKUK-Prishtinë. Vdekjen e tyre e ka konstatuar ekipi mjekësor.

Në këtë aksident lëndime ka pësuar edhe E.H., i gjinisë mashkullore, i cili nga vendi i ngjarjes është dërguar në Spitalin rajonal në Pejë për trajtim mjekësor.

Lidhur me aksidentin është njoftuar prokurori i shtetit, i cili ka marrë pjesë në vendin e ngjarjes dhe me urdhrin e tij trupat e viktimave u janë lejuar familjarëve për ceremoni mortore.

Sipas të dhënave preliminare dyshohet se aksidenti ka ndodhur derisa ngasësi i veturës ishte duke qarkulluar nga Peja në drejtim të Vitomiricës dhe me të arritur në lagjen “Fidanishte” duke mos iu përshtatur kushteve të rrugës si dhe shpejtësisë tenton të shkyçet nga rruga kryesore për të hyrë në një rrugë anësore në anën e djathtë, i njëjti për shkak të shpejtësisë nuk mund të bëjë kthimin e sigurt me ç’rast me pjesën ballore përplaset me një mur.

***

Mëngjesin e sotëm rreth orës 01:10 kemi pranuar informatën se ne rrugën Peje-Vitomiricë ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet dhe lëndime te renda trupore. Makina është shkatërruar plotësisht.

Në këtë aksident ka qene e përfshire një veturë me targa vendore.

Deri te aksidenti sipas policisë ka ardhur përderisa drejtuesi i automjetit ka tentuar që me shpejtësi të shkyçet nga rruga kryesore për një rrugë anësore. “Dhe për shkak të shpejtësisë  nuk ka arritur ta bëjë kthimin e sigurt dhe i njëjti është përplasur në një mur”.

Dy persona që ndodheshin në makinë kanë arritur në spital pa shenja jete, një tjetër po trajtohet në Spitalin e Pejës dhe shoferi i cili është në gjendje të keqe është dërguar në QKUK në Prishtinë. Megjithatë nuk ka arritur t’i mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë. Viktimat janë du femra dhe një mashkull.

***

Një vet aksident me pasoja fatale ka ndodhur gjatë orëve të mbrëmjes në qytetin e Pejës.

Rastin e ka konfirmuar Rreshteri dhe shefi i hetimeve, Enver Dreshaj.

Dreshaj ka thënë se si pasojë e këtij aksidenti kanë ndërruar jetë tre persona.

Dy prej tyre dje vonë, ndërsa i treti ka vdekur në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Ndryshe, Policia çdo herë po apelon tek ngasësit e automjeteve në komunikacion për të pasur kujdes për faktin që mos të vihet deri tek aksidentet sidomos me fatalitete por edhe të tjera.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test