I masakrojnë vëllain me levë, 22-vjeçari laçjan i kthehet me armë

Kronikë e zezë

I masakrojnë vëllain me levë, 22-vjeçari laçjan i kthehet me armë

Më: 10 qershor 2018 Në ora: 10:06
I arrestuari

Ndërhyrja në kohë rekord e policisë ka parandaluar përshkallëzimin e një konflikti, i cili agravoi në përdorimin e armëve të zjarrit në Kurbin.

Mësohet se një 22 vjeçar të cilit i kishin plagosur me mjete të rënda vëllain, në gjaknxehtësi e sipër ka rrëmbyer armën dhe ka shkuar për të goditur në drejtim të 48-vjeçarit që përdori forcën përkundrejt familjarit të tij.

“Me datë 09.06.2018, nga specialistët e Seksionit kundër krimeve në Komisariatin e Policisë Kurbin, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit : – Rudolf Lama, 22 vjeç, banues në Kurbin për veprat penale ” Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit” ” Kanosja” dhe ” Prishje e rendit dhe qetësisë publike” parashikuar nga nenet 278/1, 84 dhe 274 të Kodit Penal. Gjithashtu, u shpall në kërkim dhe punohet për kapjen e shtetasit S.T. 48 vjeç, banues në Kurbin për veprën penale ” Plagosje e lehtë me dashje” parashikuar nga neni 89 i Kodit Penal”, njofton policia.

Më tej Blutë e Kurbinit sqarojnë se “në mesditën e datës 09.06.2018, shtetasi S.T., tek Ish – Uzina në Laç, është konfliktuar për motive të dobëta me shtetasin D.Lama ( vëllai i shtetasit Rudolf), ku e ka goditur me mjet të fortë ( levë hekuri) duke i shkaktuar lëndime trupore, i cili është dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë nën kujdesin e mjekëve”.

“Në momentin që shtetasi Rudolf Lama ka marrë vesh për konfliktin, ka marrë një armë zjarri pushkë model 63, me fishekë, dhe në gjaknxehtësi, ka shkuar tek fabrika e shtetasit S.T. ku e ka ofenduar dhe kërcënuar si dhe ka qëlluar disa herë me armën e zjarrit”, bën me dije policia.

Falë vlerësimit në kohë të situatës dhe njoftimit për konfliktin, nga forcat policore të Komisariatit të Policisë Kurbin, është bërë e mundur ndërhyrja në kohë rekord duke arrestuar në flagrancë shtetasin Rudolf Lama dhe sekuestruar edhe armën e zjarrit pushkë me të cilën kishte kërcënuar dhe qëlluar.

Materialet proçeduriale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat