Aksident në Elbasan, i përplas kokën pas xhamit të makinës - Bota Sot
Aksident në Elbasan, i përplas kokën pas xhamit të makinës

Kronikë e zezë

E hënë, 22 tetor 2018

Aksident në Elbasan, i përplas kokën pas xhamit të makinës

Më: 10 qershor 2018 Në ora: 11:26
Pamje nga aksidenti

Mëngjesin e sotëm një aksident ndodhi në unazën e Elbasanit.

Mësohet se automjeti me targë AA 920 CV ka përplasur një këmbësor.

I aksidentuari është identifikuar me inicialet R.H, 70 vjeç, i cili fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

 “Rreth orës 09:30, në unazën e qytetit Elbasan shtetasi H.H, 33 vjeç, banues në Elbasan duke drejtuar mjetin tip “Benz” me targa AA920CV, ka aksidentuar këmbësorin shtetasin R.H, 70 vjeç , banues në Elbasan.

Shtetasi R.H u dërgua në Spitalin Rajonal Elbasan, dhe është jashtë rrezikut për jetën”, bën me dije policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test