Vdes parashutisti pasi humb kontrollin në bjeshkët e Istogut - Bota Sot
Vdes parashutisti pasi humb kontrollin në bjeshkët e Istogut

Kronikë e zezë

E hënë, 15 tetor 2018

Vdes parashutisti pasi humb kontrollin në bjeshkët e Istogut

Më: 10 qershor 2018 Në ora: 17:06
Ilustrim

Një burrë i moshës 58 vjeçare ka ndërruar jetë pasdite në Istog.

Bëhet fjalë për një parashutist i cili ka humbur kontrollin mbi parashutën dhe ka mbetur i varur në lisa.

“Rreth orës 13:30 policia ka marrë një informatë për një person të lënduar në Livadhet e Kabashit në Istog. Bëhet fjalë për një person i lindur rreth vitit 1960, që ka mbetur i varur në një lis”, ka thënë zëdhënësi i policisë në Pejë, Driton Rugova.

“Ekipi mjekësorë në vendin e ngjarjes ka konstatuar se personi është pa shenja jete”.

“Sipas dyshimeve të para duket se i ndjeri ka humbur kontrollin e parashutës dhe është përplasur për drunjve”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test