E rrahin keq, dënohen me 4 vjet burg - Bota Sot
E rrahin keq, dënohen me 4 vjet burg

Kronikë e zezë

E hënë, 15 tetor 2018

E rrahin keq, dënohen me 4 vjet burg

Më: 11 qershor 2018 Në ora: 15:14
Ilustrim

Gjykata Themelore në Gjilan ka dënuar të akuzuarit Sh. B., N. B. dhe S. B. me gjithsej katër vjet heqje lirie, pasi kishin rrahur një zyrtar të Agjencisë Pyjore të Kosovës para dy vjetësh në Zhegoc të Gjilanit.

Ata më 1.09.2016 kanë pasur një mosmarrëveshje me S. Q. nga APK dhe nën kërcënimin e armës, Sh. B. godet disa herë në kokë të dëmtuarin, ndërkohë edhe dy të akuzuarit e tjerë godasin me mjete të forta, duke i shkaktuar  lëndime të rënda trupore, për shkak të të cilave ka marrë ndihmë mjekësore në QKUK.

Me këto veprime i akuzuari Sh. B. dyshohet se ka kryer veprën penale lëndim i rëndë trupor dhe veprën penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve të sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Për këto dy vepra trupi gjykues ka shpall aktgjykim dënues, duke e dënuar me dy vite burgim dhe gjobë 500 euro., ndërsa të akuzuarit N. B. dhe S. B. për veprën penale lëndim i rëndë trupor u dënuan me nga një vit burgim.

Ndryshe, palët kanë të drejtën e ankesës në Gjykatën e Apelit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test