Arrestohen dy persona për vjedhje në Lipjan

Kronikë e zezë

Arrestohen dy persona për vjedhje në Lipjan

Më: 12 qershor 2018 Në ora: 15:51
Foto ilustruese

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për katër vjedhje të rënda dhe një tjetër person për pranim të mallrave të vjedhura.

Rastet kanë ndodhur në fshatin Kojskë të Lipjanit, në lokacione dhe periudha të ndryshme kohore ku janë vjedhur pajisje shtëpiake, stoli ari e gjësende të tjera që arrijnë një vlerë të konsiderueshme (vlera e saktë nuk dihet).

Puna e hetuesve të stacionit policor të Lipjanit, lidhur me rastet në fjalë,  është finalizuar sot , ku pas marrjes së disa veprimeve operative kanë arritur të arrestojnë dy persona të dyshuar:  T.A. 19 vjeç, dhe  A.H. mashkull, 21 vjeç.

Gjatë operacionit, hetuesit policor të stacionit të Lipjanit, kanë arritur të gjejnë dhe konfiskojnë gjësende që dyshohet të jenë të vjedhura.

Aktualisht hetuesit po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale lidhur me rastet në fjalë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat