Një granatë dore ka shpërthyer sonte rreth orës 23:00 në rrugën “Eduard Lir” në Prishtinë, në parking të restorantit “Moving Tower”.
Burimet e Indeksonline brenda Policisë së Kosovës kanë thënë se granata është hedhur në parkingun e restorantit, porse nuk raportohet për dëme materiale e as të lënduar.
Policia me të pranuar informatën ka dalë në vendin e ngjarjes dhe është duke u marrë me rastin. Në lidhje me këtë rast ende nuk ka persona të dyshuar.