Mbushi makinën me pakistanezë, arrestohet në Gjirokastër

Kronikë e zezë

Mbushi makinën me pakistanezë, arrestohet në Gjirokastër

Më: 13 qershor 2018 Në ora: 10:01
Gjirokastër

Policia e Gjirokastrës ka arrestuar 21 vjeçarin Enea Mevlani për veprën penale të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit kundrejt fitimit.

Sipas policisë ky shtetas po transportonte me automjetin e tij, me targa AA 915 NA pesë shtetas të huaj nga Pakistani.

Fillimisht i riu ka kundërshtuar urdhrin e punonjësve të policisë për të ndaluar por më pas është kapur nga shërbimet e Policisë pranë DVP Gjirokastër.

Materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme, për veprën penale të parashikuar nga nenet 242 dhe 298/2 të Kodit Penal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat