Gjendet i vdekur një person i zhdukur në Pejë - Bota Sot
Gjendet i vdekur një person i zhdukur në Pejë

Kronikë e zezë

E shtunë, 20 tetor 2018

Gjendet i vdekur një person i zhdukur në Pejë

Më: 14 qershor 2018 Në ora: 18:23
Foto ilustrim

Një person i zhdukur dy ditë më parë në Pejë është gjetur nga policia pa shenja jete.

Zëdhënësi i policisë në rajonin e Pejës, Driton Rugova tha për Kallxo se është gjetur pa shenja jete një person i cili është raportuar si i zhdukur nga familjarët e tij.

Ai tha se familjarët kanë raportuar në polici se personi 73 vjeçar ka dalur për tu shetitur me 12 qershor dhe nuk është kthyer  më në shtëpi.

“Njësitet policore dhe njësitet e kërkim-shpëtimit të FSK-së e kanë gjetur personin e zhdukur pa shenja jete në fshatin Shtupeq i Vogël në Pejë, në vendin e quajtuar “ Varri i Sykës”” tha Rugova.

Ai shtoi se trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion, ndërsa njësitet janë duke u marrë me hetimin e rastit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test