Aksident në Qafë Thanë, dy persona të lënduar

Kronikë e zezë

Aksident në Qafë Thanë, dy persona të lënduar

Më: 15 qershor 2018 Në ora: 20:54
Foto ilustrim

Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Përrenjas- Qafë Thanë e për pasojë dy prej pasagjereve të një automjeti të përfshirë në incident janë plagosur.

“Shtetasi P.D., 49 vjeç, banues në Lushnje, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, me targa AA 977AB, është përplasur me mjetin tip “Benz”, me targa AA 226EV, me drejtues shtetasin H.L., 64 vjeç, banues në Korçë.

Si pasojë e këtij aksidentit janë aksidentuar shtetaset: V.L.,62 vjeçe dhe N.L., 32 vjeçe, banuese në Korçë, të cilat ishin pasagjere në mjetin me targa AA 226EV.

Të dëmtuarat menjëherë janë dërguar në spitalin e Pogradecit dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkakut, ku paraprakisht dyshohet se shkaku i aksidentit të jetë lagështia në rrugë.”-njofton policia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat