Persona të maskuar sulmojnë punëtorin në Pompën e Benzinës - Bota Sot
Persona të maskuar sulmojnë punëtorin në Pompën e Benzinës

Kronikë e zezë

E shtunë, 17 nëntor 2018

Persona të maskuar sulmojnë punëtorin në Pompën e Benzinës

Më: 16 qershor 2018 Në ora: 15:58
Ilustrim

Në mesnatën e mbrëmshme në Gllogoc ka ndodhur një grabitjen me armë në një Pompë të Derivateve të naftës.

Disa persona të maskuar, sipas raportit 24 orësh të Policisë, me armë dhe forcë kanë hyrë në një market të pompës së derivateve.

“...me ç ‘rast me kondak të armës kanë goditur një punonjës të marketit, pastaj nga arka kanë grabitur rreth 3000 euro dhe  një sasi të cigareve. Të dyshuarit janë larguar në drejtim të panjohur, ndërsa viktima ka pësuar lëndime trupor dhe i është ofruar ndihmë mjekësore. Rasti është duke u hetuar, nga njësitet policore”, thuhet në raportin e Policisë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test