Lëndohet rëndë 15 vjeçari në një aksident trafiku në Tetovë

Kronikë e zezë

Lëndohet rëndë 15 vjeçari në një aksident trafiku në Tetovë

Më: 17 qershor 2018 Në ora: 16:34
Ilustrim

Një pesëmbëdhjetë vjeçar nga fshati Jegunovc, Tetovë është lënduar kur vetura ku ka qenë si bashkëudhëtar ka dal nga rruga, transmeton Almakos.

Djaloshi për shkak të seriozitetit të lëndimeve është dërguar në Qendrën Emergjente në kompleksin e klinikave “Nënë Tereza” në Shkup, pas ndihmës mjekësore në Spitalin Klinik në Tetovë.

Policia sot informoi se aksidenti ka ndodhur në ora dy pas mesnate në rrugën lokale Siricinë në drejtim të fshatit Tudence kur shoferi R.I.(24) i veturës “ford” e ka humbur kontrollin dhe ka dal nga rruga.

Kontroll në vendngjarje ka kryer ekipi i SPB Tetovë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat