Aksident i rëndë në Laç-Lezhë, humb jetën një shtetas

Kronikë e zezë

Aksident i rëndë në Laç-Lezhë, humb jetën një shtetas

Më: 19 qershor 2018 Në ora: 00:16
Aksidenti në autostradën Laç-Lezhë

Një aksident i rëndë është regjistruar rreth orës 23:50 minuta në autostradën Laç-Lezhë, pranë kryqëzimit të fshatit Lezhë.

Nga aksidenti ka humbur jetën një shtetas, që dyshohet se është 63-vjeçari me inicialet P.P., nga Shkodra. Viktima dyshohet se i ka prerë rrugën një mjeti tip Benz, që po udhëtonte drejt Lezhës.

Aktualisht rruga është e bllokuar në të dy krahët, ndërsa radhët e mjeteve kanë shkuar deri në 2-3 kilometra. Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes, si dhe zhbllokimin e qarkullimit.

Ndërkohë mësohet se drejtuesi i autoveturës është shoqëruar në polici, për veprime të mëtejshme proceduriale.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat