Dy vjet burg për inspektorin e ndërtimit që mori ryshfet

Kronikë e zezë

Dy vjet burg për inspektorin e ndërtimit që mori ryshfet

Më: 19 qershor 2018 Në ora: 10:14
Ilustrim

Gjykata Themelore në Gjilan ka shpall Aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit B. A, i cili dyshohet se gjatë muajit nëntor 2015 në cilësinë e personit zyrtar – Inspektor i Ndërtimit, fillimisht ka kërkuar ryshfet në shumë prej 5 mijë euro, nga i dëmtuari A. I, që të mos rrënojë një pjesë të objektit i cili ishte mbi ndërtim.

Ndonëse objekti ishte në kundërshtim me leje ndërtimore në objektin banesor, i dyshuari e ftuar në celular disa herë për tu takuar dhe më pas ka marr shumën e të hollave prej tre mijë euro nga i dëmtuari.

Me këto veprime i akuzuari ka kryer veprën penale marrja e ryshfetit.

Trupi gjykues pas shqyrtimit të gjitha shkresave të lëndës dhe dëgjimit të dëshmitarëve, ka shqiptuar një dënim prej dy vite burgim dhe një dënim plotësues prej dy viteve ndalimi i funksioneve në administratën publike, pas vuajtjes së dënimit me burg.

Gjykata ka shpall Aktgjykim lirues për të akuzuarit V.Sh., M.Sh., B.M. dhe A.B., po ashtu zyrtarë komunal, pasi që nuk është vërtetuar se kanë kryer veprën penale me të cilën janë ngarkuar “keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “heqja ose dëmtimi i vulave zyrtare ose shenjave”.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij Aktgjykimi në Gjykatën e Apelit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat