Greqi, arratisen 3 shqiptarë të arrestuar për vjedhje - Bota Sot
Greqi, arratisen 3 shqiptarë të arrestuar për vjedhje

Kronikë e zezë

E shtunë, 17 nëntor 2018

Greqi, arratisen 3 shqiptarë të arrestuar për vjedhje

Më: 19 qershor 2018 Në ora: 11:13
Ilustrim

Tre shtetas shqiptarë të dënuar për vjedhje dhe hyrje me forcë në shtëpi, të arrestuar më 13 qershor, janë arratisur nga qelitë e Departamentit të Policisë së Argyroupolit.

Ata mundën të sharronin me fletë metalike hekurat e tualetit të paraburgimit rreth orës 6:30 të mëngjesit të kësaj të marte, për t’u hedhur më pas nga një lartësi prej 10 metrash.

Shqiptarët u pikasën nga oficerët e policisë, që u përpoqën t’i ndalnin pa sukses, pasi ata arritën të kapërcenin gardhin dhe të largoheshin prej andej.

Ata ishin arrestuar 6 ditë më parë si anëtarë të një bande përgjegjëse për mbi 70 raste vjedhjeje në Qarkun e Atikës, me një total prej mbi 400 mijë euro të siguruara nga këto veprime të paligjshme.

Shefi i Unionit të Oficerëve të Policisë, në Atikën Juglindore, Giorgios Kalliakmanis theksoi se “prej kohësh, shoqata e tyre kishte vënë në dukje papërshtatshmërinë e godinës që strehonte Departamentin e Sigurisë dhe kishin denoncuar problemet e Drejtorisë së Policisë së Atikës Juglindore”. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test