Arrestohet një person për tentim vrasje

Kronikë e zezë

Arrestohet një person për tentim vrasje

Nga: Bota Sot Më: 21 qershor 2018 Në ora: 09:59
Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një person të mërkurën në fshati Magure të Lipjanit për tentim vrasje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht me thikë viktimën mashkull K/Shqiptar duke i shkaktuar lëndime trupore”, thuhet në njoftimin për media të Policisë së Kosovës.

Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, shkruan "Bota sot".                                     

 Ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat