Arrestohet 51-vjeçari, aksidentoi të moshuarin - Bota Sot
Arrestohet 51-vjeçari, aksidentoi të moshuarin

Kronikë e zezë

E shtunë, 17 nëntor 2018

Arrestohet 51-vjeçari, aksidentoi të moshuarin

Më: 22 qershor 2018 Në ora: 10:48
Ilustrim

Një 51-vjeçar nga Kuçova është arrestuar nga Policia e Lushnjes. Haki Lezo, ndaluar, pasi në aksin rrugor Pushimi i Shoferit-Fier Shegan, ka aksidentuar një të moshuar që po ecte me biçikletë.

76-vjeçari, Ll.G., ndodhet në spitalin e Traumës në kryeqytet ku po i jepet ndihma mjekësore.

Njoftimi i plotë:

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor, ndaluan shtetasin:

-Haki Lezo, 51 vjeç, banues në Kuçovë.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi në aksin rrugor Pushimi i Shoferit – Fier Shegan , duke drejtuar mjetin tip "Fiat", ka aksidentuar shtetasin Ll.G, 76 vjeç, banues në Lushnje, i cili ishte duke udhëtuar me biçikletë.

Shtetasi Ll.G ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i mjetit, pas përplasjes u largua nga vendi i ngjarjes dhe u kap më pas nga shërbimet e policisë rrugore.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprat penale " Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor" dhe "Largim nga vendi i aksidentit" parashikuar nga Nenet 290 e 273 të Kodit Penal.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test