Pas humbjes nga Zvicra, serbët e veriut sulmojnë një të ri shqiptar - Bota Sot
Pas humbjes nga Zvicra, serbët e veriut sulmojnë një të ri shqiptar

Kronikë e zezë

E hënë, 19 nëntor 2018

Pas humbjes nga Zvicra, serbët e veriut sulmojnë një të ri shqiptar

Më: 23 qershor 2018 Në ora: 13:34
Ilustrim

Një i ri shqiptar është lënduar të premten rreth orës 22 në veri të Mitrovicës pasi që nj grup i personave të panjohur e ka sulmuar atë.

Menjëherë pas këtij incidenti ka ndodhur edhe gjuajtja me gurë e veturës së EULEX-it, e cila ishte në afërsi të vendit që u sulmua i riu shqiptar.

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për veri, Besim Hoti i ka konfirmuar incidentet për mediat serbe.

“Momentalisht po punojmë në identifikimin e kryerësve të këtyre veprave dhe besoj që do t’ia arrijmë pasi që kemi informacione të caktuara për kryerësit e mundshëm”, ka thënë ai.

Hoti ka thënë se po pritet raporti i mjekëve për të konstatuar se për çfarë lëndime bëhet fjalë.

Ai nuk e ka përjashtuar mundësinë që incidentet janë të lidhura si pasojë e ndeshjes së mbrëmshme ndërmjet Serbisë dhe Zvicrës, ku shqiptarët Xhaka dhe Shaqiri e mposhtën Serbinë me rezultat 2 me 1. Incidenti ka ndodhur pas ndeshjes.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test