Tentoi të korruptojë policin, në pranga shoferi në gjendje të dehur

Kronikë e zezë

Tentoi të korruptojë policin, në pranga shoferi në gjendje të dehur

Më: 23 qershor 2018 Në ora: 18:37
Ilustrim

Një 35-vjeçar është vënë në pranga ditën e sotme në kryeqytet pasi ka tentuar të korruptojë punonjësin e policisë.

Një 35-vjeçar është vënë në pranga ditën e sotme në kryeqytet pasi ka tentuar të korruptojë punonjësin e policisë.

Në pranga është vënë 35-vjeçarin me iniciale A.M. Gjithashtu janë arrestuar në flagrancë edhe dy drejtues mjetesh për drejtim mjeti në mënyrë të parregullt.

“Rrugorja” ka pezulluar edhe 26 Leje Drejtimi për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit dhe shpejtësi tej normale të lejuara.

Nga shërbimet e Policisë Rrugore të kryeqytetit, gjatë zbatimit të detyrave të përcaktuara në Planin e Masave përgjatë fundjavës, me objekt kryesor konstatimin e drejtuesve të mjeteve nën efektin e alkoolit, rreth orës 02:50 në rrugën “Xhorxh Ë. Bush” i kanë dhënë shenjë ndalimi automjetit tip “Citroen” me targë AA 374 OZ, i cili fillimisht nuk ju bind shenjës së ndalimit duke u larguar dhe pas ndjekjes nga patrullat e Policisë Rrugore u bë i mundur ndalimi i tij në rrugën e “Barrikadave”.

Gjatë kontrollit të dokumentacionit, drejtuesi i mjetit me targë AA 374 OZ, me iniciale A. M., 35 vjeç, i ka dhënë një kartmonedhë 2000 lekë të reja, agjentit verifikues, për të shmangur verifikimet e mëtejshme dhe ndëshkimin për kundravajtjen e konsumuar.

Menjëherë u bë kapja dhe arrestimi në kushtet e flagrancës së drejtuesit të mjetit për veprë penale të “Korrupsionit aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 244 i Kodit Penal si dhe u përpilua procesverbali i konstatimit të shkeljes për mosbindje ndaj shenjës së ndalimit të oficerit të policisë rrugore dhe drejtim i mjetit nën efektin e alkoolit në masën 0.42 mg/l.

Gjithashtu nga kontrollet policore u verifikuan dhe:

U arrestuan në kushtet e flagrancës edhe dy drejtues mjetësh për drejtim mjeti në mënyrë të parregullt( pa Leje Drejtimi e tjetri për drejtim mjeti në gjendje të dehur)
U pezulluan 26 leje drejtimi, nga këto: 12 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit dhe 14 për shpejtësi tej normale të lejuara.
U penalizuan 7 drejtues mjetesh për mosrregullim shpejtësie veçanërisht në qendrat e banuara dhe gara me shpejtësi.
U penalizuan 8 drejtues mjetesh për xhama të errësuar.
Ndërkohë, në zbatim të Planit Operacional TISPOL 2018 për mjetet debitore, u verifikuan dhe u ndaluan administrativisht 25 mjete për detyrime të pashlyera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat