Shoferja përplas për vdekje 60-vjeçarin në Elbasan

Kronikë e zezë

Shoferja përplas për vdekje 60-vjeçarin në Elbasan

Më: 23 qershor 2018 Në ora: 21:11
Ilustrim

Një 60 vjeçar ka humbur jetën në Elbasan pasi është përplasur për vdekje nga një automjet tip "Opel".

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00, në aksin rrugor  Elbasan –Peqin, ku ka humbur jetën Sokrat Bodurr, banues në fshatin Bradashesh, Elbasan. 

Ai u dërgua me urgjencë në spitalin rajonal, por ishte tepër vonë për të. 

Policia ka ndaluar drejtuesen e mjetit, A.D. 48 vjeçe, banuese në lagjen "Qemal Stafa", Elbasan, për veprime të mëtejshme. 

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit - thotë policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat