Gjakovë: Humb jetën derisa po pastronte ‘kombajin’

Kronikë e zezë

Gjakovë: Humb jetën derisa po pastronte ‘kombajin’

Më: 25 qershor 2018 Në ora: 10:24
Ilustrim

Një person ka humbur jetën në Gjakovë si pasojë e kontaktit me energji elektrike.

“Viktima mashkull derisa kishte qenë duke e bërë pastrimin e mjetit bujqësor, kombajit, dyshohet se ka vdekur si pasojë e kontaktit me energji elektrike në aparatin e larjes, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku në emergjencën e spitalit në Gjakovë”, thuhet në raportin e policisë.

Ndrysh eme urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës u është liruar familjarëve për varrim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat