Një aksident automobilistik ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin e Durrësit ku dy automjete janë përplasur mes tyre.
Siç dallohet edhe nga pamjet e siguruara nga JOQ.al, njëra prej makinave ka dalë nga rruga, duke u futur kështu në pjesën e trotuarit, konkretisht në mes të këmbësorëve, të cilët prisnin në stacionin e autobusit.
Një gomë shihet në anën tjetër të rrugës, pasi kalon mbikalimin.
Nuk dihet nëse ka të lënduar nga kjo ngjarje, pasi ende policia e Durrësit nuk ka bërë një lajmërim zyrtar.
Ngjarja ka ndodhur në zonën e njohur si “Plepat” në qytetin bregdetar.
Kujtojmë se disa muaj më parë një aksident i ngjashëm i mori jetën një gruaje dhe fëmijëve të saj, të cilët prisnin në stacionin e autobusit, sikurse shumë banorë të zonës, gjatë ditës së sotme.