I dënuar me burg në Turqi, kapet në Elbasan

Kronikë e zezë

I dënuar me burg në Turqi, kapet në Elbasan

Më: 26 qershor 2018 Në ora: 10:25
Ilustrim

Një 58 vjeçar i dënuar me 7 vite e 6 muaj burg nga drejtësia turke është arrestuar në Elbasan.

Shqiptari Agron Metaj është dënuar për veprën penale, të "Trafikimit të lëndëve narkotike".

Kapja dhe ndalimi i tij u bë me qëllim transferimi për vuajtjen e dënimit, ku i ka mbetur për të vuajtur dhe 5 vjet e 4 muaj burg.

Në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, nga autoritetet Gjyqësore Turke, ka ardhur letërporosi me qëllim kapjen dhe  transferimin e ekzekutimit të dënimit.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat