Autoritetet turke kanë lëshuar urdhër arreste për arrestimin e 138 njerëzve, në mesin e të cilëve edhe pjesëtarë të ushtrisë si të dyshuar se janë të lidhur me Fetullah Gylen.
Gjatë operacionit që u zhvillua gjatë ditës, në tërë vendin janë arrestuar 66 prej 138 të dyshuarve, njofton agjencia e lajmeve Anadoly.
Kleriku Fetullah Gylen që jeton në SHBA akuzohet nga Ankaraja se qëndron prapa tentim grushtshtetit që ka ndodhur në vitin 2016.