Kapen me 10 kilogramë drogë

Kronikë e zezë

Kapen me 10 kilogramë drogë

Më: 26 qershor 2018 Në ora: 12:48
Ilustrim

Policia raporton se në Fushë Kosovë ka arrestuar dy të dyshuar, pasi që gjatë kontrollit në veturën e tipit Golf-VII (pronë e një kompanie) me të cilën ishin duke udhëtuar u është gjetur dhe konfiskuar një sasi prej rreth dhjetë (10) kg substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë.

Me urdhër të gjyqtarit kujdestar është bërë bastisja e shtëpisë së dy të dyshuarve, por nuk është gjetur asgjë e dyshimtë. 

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat