Dhunë ndaj gruas dhe djalit, arrestohet shqiptari

Kronikë e zezë

Dhunë ndaj gruas dhe djalit, arrestohet shqiptari

Më: 27 qershor 2018 Në ora: 11:32
Foto ilustrim

Një 50-vjeçar është vënë në pranga nga policia në Lushnje pasi ka ushtruar dhunë ndaj djalit dhe bashkëshortes së tij.

Policia bën të ditur se në pranga është vënë shtetasi Dalip Dulja, banues në Qerret, Lushnje.

Sipas policisë, arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi për motive të dobëta ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike në ambientet e banesës, ndaj djalit, shtetasit D.D, 18 vjeç dhe ndaj bashkëshortes së tij, shtetases A.D, 46 vjeçe, e cila ishte e pajisur me urdhër mbrojtje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat