Aksident në Laç, makinat e të rinjve përfundojnë në kanal

Kronikë e zezë

Aksident në Laç, makinat e të rinjve përfundojnë në kanal

Më: 27 qershor 2018 Në ora: 23:11
Ilustrim

Një aksident ka ndodhur këtë mbrëmje në aksin rrugor Laç- Kryqëzimi i Patokut, ku dy makina që dretoheshin nga dy të rinj kanë humbur kontrollin e për pasojë kanë përfunduar në një kanal.

“Me datë 27.06.2018, rreth orës 21:45, është marrë njoftim se në aksin rrugor Laç - Kryqëzimi i Patokut, në vendin e quajtur "Kryqëzimi i shinave të trenit" , mjeti tip Audi me drejtues shtetasin H.L. 25 vjeç banues në Laç  dhe mjeti tip BMË me drejtues shtetasin R.B. 23 vjeç banues në Laç,  kanë humbur kontrollin duke dalë nga rruga dhe kanë rënë në kanalin anësor të rrugës.

Për pasojë janë lënduar 2 drejtuesit e mjeteve të cilët janë dërguar në spital ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin por kryejnë veprimet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.”-njofton policia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat