Grabitet Posta në Durrës, autorët marrin një sasi parash, dy të arrestuar

Kronikë e zezë

Grabitet Posta në Durrës, autorët marrin një sasi parash, dy të arrestuar

Më: 28 qershor 2018 Në ora: 07:50
Ilustrim

Rikthehen sërish grabitjet në qytetin e Durrësit. Një pikë e postës në lagjen nr. 8 të qytetit bregdetar ka rënë pre e grabitjes gjatë natës së kaluar. Dyshohet se dy persona kanë vjedhur postën me anë të thyerjes.

Policia ka kapur dy personat të dyshuar si autorët e grabitjes. Report Tv mëson se autorët kanë marrë një sasi parash nga posta. Ndërkohë, personat e kapur nga policia dyshohet të jenë autorë edhe të disa grabitjeve të tjera, kryesisht nëpër banesa.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat