Ktheheshin nga mbrëmja e Maturës, aksidentohen tre të rinj në Fier

Kronikë e zezë

Ktheheshin nga mbrëmja e Maturës, aksidentohen tre të rinj në Fier

Më: 28 qershor 2018 Në ora: 09:30
Ilustrim

Në orët e para të mëngjesit të sotëm një aksident i rëndë ka ndodhur në Fier.

Tre të rinj mbetën të plagosur në aksin Fier-Daullas.

Makina tip“Volkswagen”e cila drejtohej nga  shtetasi D.M, 18 vjeç është përplasur me mjetin tip "Benz” me drejtues shtetasin K.B, 19 vjeç.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar shtetasja S.H, 18 vjeçe, banuese në Fier, e cila ndodhet në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e personelit mjekësor.

Mësohet se të rinjtë sapo ishin larguar nga mbrëmja e Maturës.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat