Babai ther djalin në Prizren

Kronikë e zezë

Babai ther djalin në Prizren

Më: 28 qershor 2018 Në ora: 23:11
ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se një burrë ka therur me thikë të birin e tij pas një mosmarrëveshje, pasditen e së enjtes në Prizren.

Policia thotë se është informuar për rastin rreth orës 18:00, ndërsa pas hetimeve fillestare besohet se babai ka therur me thikë djalin në pjesën e krahut.

Viktima ka pranuar trajtim mjekësor dhe pritet të lirohet nga spitali, ndërsa policia ka arrestuar të dyshuarin dhe ka sekuestruar thikën që dyshohet të jetë përdorur në këtë rast.

Akoma s’dihen shkaqet që çuan te rasti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat