Dhunoi gruan dhe vajzën, në pranga 41-vjeçari nga Dibra

Kronikë e zezë

Dhunoi gruan dhe vajzën, në pranga 41-vjeçari nga Dibra

Më: 29 qershor 2018 Në ora: 09:29
Ilustrim

Policia e Dibrës ka arrestuar sot një 41-vjeçar pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë ndaj ish-bashkëshortes dhe vajzës së tij të mitur.

Shtetasi në fjalë është 41-vjeçari Durim Kica akuzohet se ka rrahur shtetasen me inicialet M.V., dhe vajzës së tij.

Njoftimi i policisë

Ushtronte dhunë psikologjike dhe fizike ndaj ish-bashkëshortes dhe vajzës së tij të mitur, arrestohet në flagrancë nga Policia
Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër u arrestua në flagrancë shtetasi: Durim Kica, 41 vjeç, banues në Peshkopi. Arrestimi i tij u bë pasi në qytetin e Peshkopisë ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj ish bashkëshortes së tij shtetases M.V, dhe vajzës së tij të mitur.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Dibër për veprat penale “Dhunë në familje”, “Keqtrajtim i të miturve”, parashikuar nga nenet 130/a/4, dhe 124/b/1 të Kodit Penal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat