E rëndë në Divjakë/ 14 vjeçari aksidentohet për vdekje me zetor nga kushëriri

Kronikë e zezë

E rëndë në Divjakë/ 14 vjeçari aksidentohet për vdekje me zetor nga kushëriri

Më: 29 qershor 2018 Në ora: 20:45
Ilustrim

Një 14 vjeçar ka humbur jetën pasi është përplasur nga zetori i drejtuar nga kushëriri i tij. 

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:45, në fshatin Këmishtaj, Divjakë, ku shtetasi me iniciale E.A, 30 vjeç, banues në fshatin Këmishtaj, duke punuar në tokën ka përplasur 14 vjeçarin Xh.N. 

Sipas policisë, adoleshenti ndërroi jetë në Spitalin e Lushnjës. Policia sqaron se 30 vjeçari e ka djalë tezeje 14 vjeçarin. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat