Konfiskohen armë dhe municion në fshatin Hogosht

Kronikë e zezë

Konfiskohen armë dhe municion në fshatin Hogosht

Më: 30 qershor 2018 Në ora: 12:28
Foto ilustrim

Tri armë zjarri të gjata, një pistoletë, si dhe afër 200 fishekë janë gjetur dhe konfiskuar në fshatin Hogosht të Kamenicës.

Fillimisht viktima ka raportuar se është kanosur nga i dyshuari pas një mos marrëveshje që kanë pasur  rreth një muri tek shtëpitë e tyre.

Me urdhër të prokurorit janë kontrolluar shtëpitë e të dy personave. Gjatë kontrollimit të ankuesi i lartcekur janë gjetur dhe konfiskuar 47-fishekë të kalibrit 12-mm, ndërsa te i dyshuari janë gjetur dhe konfiskuar tri armë zjarri të gjata, një pistoletë, si dhe municion të ndryshëm njëqind e njëzet e pesë fishekë.

Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat