Vdekja e 16 vjeçarit në Prizren, ende asnjë person i arrestuar

Kronikë e zezë

Vdekja e 16 vjeçarit në Prizren, ende asnjë person i arrestuar

Më: 30 qershor 2018 Në ora: 19:14
Ilustrim

Sindikata e Punëtorëve të Sektorit Privat njoftoi më herët se një punëtorë i moshës 16 vjeçare ka humbur jetën në fabrikën e stiroporit në Prizren.

Lidhur me këtë rast, janë deklaruar për mediat vendore edhe Policia e Kosovës për këtë rajon.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Hazir Berisha ka thënë se e kanë cilësuar rastin si vdekje aksidentale.

Sipas tij, deri më tani nuk ka asnjë të arrestuar. Ai thotë se sipas Ligjit të Punës lejohet që edhe personat e moshës 16-17 vjeçare të punojnë. Mirëpo, siç thotë Berisha për punët më të lehta.

“Ne e kemi cilësuar vdekje aksidentale, për momentin nuk ka të dyshuar. Pasi të përfundojnë hetimet do të shohim më tutje çfarë do të ndodhë”, ka thënë Berisha.

Ndryshe, sipas  një komunikate të SPSP-së thuhet se për mosrespektim të kodit të punës nga shtetit tani edhe fëmijët kanë filluar ta humbin jetën nga neglizhenca e Ministrisë së Punës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat