Arrestohen dy shtetas turq në Muriqan

Kronikë e zezë

Arrestohen dy shtetas turq në Muriqan

Më: 1 korrik 2018 Në ora: 10:10
Dogana Muriqan

Dy shtetas turq që po tentonin të kalonin me dokumente të falsifikuara në drejtim të Malit të Zi, janë arrestuar nga policia kufitar në Muriqan të Shkodrës.

Policia bën me dije se ka arrestuar në flagrancë shtetasit Malik Ejder , 36 vjeç, banues në Turqi dhe Bayram Çekir, 34 vjeç, banues ne Turqi.

"Arrestimi i tyre u bë pasi gjatë procesit të regjistrimit në dalje nga Republika e Shqipërisë në P.K.K Muriqan janë paraqitur me kartë identiteti rumune, të cilat dyshohen të jenë të falsifikuara", thuhet në njoftim.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër, për veprën penale “Falsifikim i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat