Arrestohet shkodrani i dënuar një vit më parë për kultivim kanabisi

Kronikë e zezë

Arrestohet shkodrani i dënuar një vit më parë për kultivim kanabisi

Më: 2 korrik 2018 Në ora: 08:08
Foto ilustrim

Policia e Shkodrës ka vënë në pranga një 39 vjeçar të shpallur në kërkim për kultivim të lëndëve narkotike.

Pal Pepaj, banues në fshatin Grudë e Re, u arrestua pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër me vendim nr. 443 të 30 majit të vitit 2017 e ka dënuar me 3 vite burg, për veprën penale të “Kultivimi i bimeve narkotike”.

Policia thotë se materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat