U kap me shkelje, pronari i një subjekti godet inspektorin e Tatimeve

Kronikë e zezë

U kap me shkelje, pronari i një subjekti godet inspektorin e Tatimeve

Më: 2 korrik 2018 Në ora: 10:26
Ilustrim

Një 24-vjeçar u arrestua nga policia, pasi goditi një Inspektor të Hetimit Tatimor. Ngjarja ndodhi në Golem, pas një kontrolli në një subjekt.

Në pranga u vu Tafjon Morina, 24 vjeç, banues në Golem, Kavajë (pronar i një subjekti).

"24-vjeçari pas një debati për bllokimin e aktivitetit tregtar, konstatuar me shkelje, ka goditur shtetasin O.B., 32 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë Inspektor i Hetimit Tatimor", sqaroi policia.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Kavajë, në ngarkim të shtetasit Morina, për veprën penale “Goditja për shkak të detyrës”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat