Të shtëna me armë në hotel, një i arrestuar dhe tre policë të lënduar

Kronikë e zezë

Të shtëna me armë në hotel, një i arrestuar dhe tre policë të lënduar

Më: 2 korrik 2018 Në ora: 14:04
Ilustrim

Një person është arrestuar në fshatin Preoc të Graqanicës, pasi që i njëjti ka shtënë me armë zjarri në një hotel.

Gjatë ballafaqimit me të dyshuarin, tre zyrtarë policorë kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë TT-M-57, dy karikatorë me 14 fishekë, një pistoletë Swith Wesson me një karikator me dy fishekë dhe katër gëzhoja.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat