Tragjedi në Elbasan, burri hap gazin dhe i vë flakën shtëpisë! Vdes me gruan

Kronikë e zezë

Tragjedi në Elbasan, burri hap gazin dhe i vë flakën shtëpisë! Vdes me gruan

Më: 4 korrik 2018 Në ora: 10:43
Ilustrim

Burrë e grua u dogjën në banesën e tyre në fshatin Gjergjan, Elbasan, ndërsa pas kësaj ngjarje të rëndë dyshohet se fshihet një tjetër tragjedi.

Shyqo (Vasil) Liçi, 65 vjeç dhe gruaja e tij Sabire Liçi, 60 vjeçe u gjetën të pajetë, të djegur në shtëpi, nga nipi i tyre. Dyshimet e para të policisë janë se shkaktarë i qëllimshëm i kësaj tragjedie është vetë kryefamiljari.

Balkanweb shkruan se akti ekstrem dyshohet të jetë marrë nga burri për shkak të sëmundjes së rëndë të gruas dhe neglizhencës së tre fëmijëve emigrantë të çiftit që nuk iu telefonin prej kohësh.

“Grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, ku nga hetimet paraprake dyshohet se 65-vjeçari ka hapur bombolën e gazit e më pas i ka vendosur flakën.

Si pasojë kanë marrë flakë disa orendi shtëpiake si dhe dyshohet nga asfiksia kanë ndërruar jetë bashkëshortët. Nipi i tyre ka konstatuar zjarrin dhe ka shkuar menjëherë në banesë duke u futur nga dritarja por çifti kishte ndërruar jetë”, thotë policia në një njoftim zyrtar për ngjarjen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat