Plagosi me thikë 63-vjeçarin, arrestohet autori

Kronikë e zezë

Plagosi me thikë 63-vjeçarin, arrestohet autori

Më: 5 korrik 2018 Në ora: 08:41
Ilustrim

Policia e Fierit ka arrestuar një 52-vjeçar, i cili dyshohet se është autori i plagosjes me thikë  të 63-vjeçarit Petraq Gjika një ditë më parë.

"Xhevat Bregu, 52 vjeç, banues në Mbrostar, Fier rreth orës 18:20, në lagjen "8 Shkurti" për motive të dobëta u konfliktua me Gjikën", tha policia.

Pas konfliktit Bregu goditi me thikë 63-vjeçarin duke e lënë të plagosur.

I plagosuri ndodhet në spital nën kujdesin e mjektëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale "Vrasje e mbetur në tentativë" dhe "Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja e armëve të ftohta" parashikuar nga Nenet 78, 22 dhe 279 të Kodit Penal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat