Arrestohen dy shtetas grekë me 104 kg kanabis shqiptar

Kronikë e zezë

Arrestohen dy shtetas grekë me 104 kg kanabis shqiptar

Më: 5 korrik 2018 Në ora: 10:21
Droga e gjetur

Dy shtetas grekë, një femër dhe një mashkull, janë arrestuar gjatë transportimit të një sasie të konsiderueshme kanabis me prejardhje nga Shqipëria.

Të arrestuarit  me moshë 54 dhe 24 vjeç (femra), u ndaluan në afërsi të Kozanit në Greqinë e Veriut, pasi policia ishte sinjalizuar më përpara se dyshohej që ata po transportonin drogë.

Nga kontrolli në automjetin e tyre u gjetën 8 thasë të mëdhenj, brenda të cilëve ndodhej një sasi prej 104 kg kanabis, e ambalazhuar në 40 paketa.

Policia sekuestroi drogën, automjetin, dy telefona celularë dhe 2 karta sim.

Departamenti i antidrogës i Kosturit po vazhdon hetimet për të zbardhur gjithë skemën e veprës penale, që nga dorëzuesit dhe deri te destinacioni përfundimtar i drogës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat