Arrestohet i dyshuari për plagosjen e të riut në Prelluzhë

Kronikë e zezë

Arrestohet i dyshuari për plagosjen e të riut në Prelluzhë

Më: 5 korrik 2018 Në ora: 15:44
Foto ilustrim

Policia e Kosovës njofton se rreth orës 5 të mëngjesit ka marr një informatë se në spitalin e Mitrovicës në veri ka kërkuar tretman mjekësor një person i lënduar.

Policia menjëherë ka kontaktuar viktimën N. D. 23 vjeçar dhe janë informuar se personi në fjalë, sot rreth orës 03:30 në fshatin Prelluzhë-Vushtrri, para një kafiterie është sulmuar nga një person i panjohur.

Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, të mbështetura edhe nga njësiti rajonal për hetimin e krimeve si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes.

Në kuadër të veprimeve të saj Policia me një intensitet të shtuar ka ndërmarrë një varg veprimesh operative e hetimore, me fokus zbulimin e identitetit dhe vendndodhjen e të dyshuarve të mundshëm si dhe ka zgjeruar rrethin e hetimit në përpjekje për të ndriçuar dhe për të sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me rastin.

Si rezultat i kësaj, Policia ka arritur të identifikojë dy persona të dyshuar V. S., 23 vjeçar dhe P. S., dhe të arrestojë të dyshuarit e parë V. S., 23 vjeçar, i cili është intervistuar nga hetuesit rajonalë dhe me urdhër të prokurorit të Shtetit i është caktuar masa e ndalimit policor, kurse i dyshuari i dytë është në kërkim të Policisë.

Ndaj personave të dyshuar është iniciuar rasti ‘vrasje në tentativë'.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat